Bideni dhe Putini shtrëngojnë duart para takimit në Gjenevë

Bideni dhe Putini shtrëngojnë duart para takimit në Gjenevë

Bota June 16, 2021 - 13:51

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin sapo e bënë foton e tyre të parë në takimin historik në rezidencën Villa La Grange në Gjenevë derisa takimi i tyre po fillonte.

Të dy presidentët qëndruan jashtë rezidencës me presidentin zviceran, Guy Parmelin, i cili bëri komente të shkurtra duke mirëpritur të dy udhëheqësit.

Parmelin tha se ai iu uroi udhëheqësve një “dialog të frytshëm”, raporton CNN.

Të dy presidentët shtrënguan duart dhe më pas kanë hyrë në villën e shekullit 17 për raundin e tyre të parë të takimeve.

Biden më herët ka paralajmëruar se nuk do të ketë konferencë të përbashkët për gazetarëve, dhe tani kjo është konfirmuar.

Takimi i dy liderëve do të jetë privat. Në takim do të marrin pjesë vetëm zyrtarët që marrin shënime, dhe Sekretari amerikan Antony Blinken e ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.eo