Dalin pamjet brenda takimit Biden - Putin në Zvicër
Foto: ABC News

Dalin pamjet brenda takimit Biden - Putin në Zvicër

Bota June 16, 2021 - 14:01

Kanë dalë pamjet e para nga takimi i Joe Bidenit me Vladimir Putinin në Gjenevë të Zvicrës.

Bideni është i shoqëruar nga sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ndërsa Putin nga ministri i Jashtëm Lavrov.

Pritet që Bideni dhe Putini  të zhvillojnë diskutime që mund të zgjasin deri në pesë orë. Gjatë takimit pritet të bisedohet për shumë tema, përfshirë stabilitetin e armëve bërthamore, ndryshimet klimatike dhe sulmet kibernetike.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë po qëndron në Zvicër pasi fillimisht e vizitoi Britaninë e Madhe, ku mori pjesë në punimet e samitit të Grupit G7, ndërsa më pas e vizitoi Brukselin për t’u takuar me liderët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. /gazetaexpress