AP-ja bisedon me një kosovar në Gjenevë rreth takimit Biden-Putin
FOTO: AP

AP-ja bisedon me një kosovar në Gjenevë rreth takimit Biden-Putin

Bota June 16, 2021 - 19:09

Izet Hetës iu desh të ecte në një rrugë gjarpëruese për të arritur në vendin e tij të punës si portier për një kompani shumëkombëshe në Gjenevë dhe më pas të mbërrijë në terminin e caktuar për vaksinim anti-COVID, për shkak të sigurisë si pasojë e samitit Biden-Putin.

Por Heta tha për AP-në se ky shqetësim ia vlejti.

Me prejardhje nga Kosova, tani shtetas zviceran, ai tha se shpreson që Bideni dhe Putini “nuk kanë ardhur kot. Ata duhet të arrijnë diçka, sido që të jetë”, transmeton Zeri.info.

Heta tha se ndihet mirë që liderët zgjodhën Zvicrën për takimin. Ai kujtoi “Gjenevën ndërkombëtare” – emri me të cilin vetëquhet qyteti si një qendër e multilateralizmit.

Liderët sollën me vete personel të madh, me qindra persona, për samitin i cili po realizohet në kohën kur marrëdhëniet politike mes SHBA-së dhe Rusisë janë të ftohta. Rreth 2 mijë policë dhe trupa zvicerane janë angazhuar për të ofruar sigurinë për këtë takim. /Zëri