Bideni paralajmëron Putinin: Nëse Alexei Navalny vdes, pasojat për Rusinë do të jenë shkatërruese
Foto: Reuters

Bideni paralajmëron Putinin: Nëse Alexei Navalny vdes, pasojat për Rusinë do të jenë shkatërruese

Bota June 16, 2021 - 20:15

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka dhënë një mesazh të prerë dhe paralajmërues për homologun rus, Vladimir Putin për çështjen e Alexei Navalny.

Biden bën të qartë se nëse Navalny vdes atëherë pasojat për Rusinë do të jenë shkatërruese.

Në pyetjen e tij të parë nga gazetarët, Presidenti Biden është pyetur se çfarë ka bërë për të parandaluar ndërhyrjen e zgjedhjeve ruse në të ardhmen.

"Pavarësisht nëse e kam ndaluar ndërhyrjen në zgjedhje, Putini e di se do të ketë pasoja," thotë Biden.

"Rusia "po përpiqet me dëshpërim të ruajë pozitën e saj" si një fuqi botërore." 

"Humbja e këtij statusi do të jetë "çmimi që ata paguajnë" për ndërhyrjet e vazhdueshme."

"Ata nuk janë në gjendje të diktojnë atë që ndodh në botë", thotë ai.

"E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes. Pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese," thotë Biden./oranews