Italia miraton “Pasaportën e gjelbër” kundër COVID-19, hyn në fuqi më 1 korrik

Italia miraton “Pasaportën e gjelbër” kundër COVID-19, hyn në fuqi më 1 korrik

Bota June 17, 2021 - 19:02

Qeveria italiane ka miratuar dekretin për aktivizimin e “Green Pass” pasaportës jeshile që përcakton procedurat për lëshimin e certifikatave digjitale COVID-19.

Duke filluar nga data 1 korrik, ajo do të jetë e vlefshme për të gjithë qytetarët për të udhëtuar lirisht në vendet e Bashkimit Europian.

Mediat italiane raportojnë se pasaporta jeshile do të shërbejë edhe për pjesëmarrjen e qytetarëve italianë në aktivitete të ndryshme brenda Italisë, koncerte, festa apo edhe ndeshje sportive.

Kryeministri italian, Mario Draghi firmosi sot ligjin që përcakton mënyrën se si një qytetar mund të pajiset me pasaportën jeshile dhe lehtësirat që ajo mbart.

Qeveria ka vendosur një platformë në shërbim të qytetarëve ku mundësohet dërgimi i dokumenteve dhe më pas marrja e pasaportës.

Italianët duhet që të dërgojnë përmes këtij aplikacioni, dokumentin e vaksinës antiCOVID ose një tampon negativ, i cili është realizuar brenda 48 orëve të fundit përpara udhëtimeve.

Përveç versionit digjital, do të jetë e mundur të merret versioni në letër duke e kërkuar atë në farmaci. Dokumentet gjithashtu mund të kërkohen nga mjeku i përgjithshëm dhe pediatri, duke përdorur karta shëndetësore. /A2