Turqia vazhdon të digjet, 63 vatra të reja zjarri, dhjetëra shtete solidarizohen me luftën ndaj flakëve (Foto)

Turqia vazhdon të digjet, 63 vatra të reja zjarri, dhjetëra shtete solidarizohen me luftën ndaj flakëve (Foto)

Bota July 31, 2021 - 10:49

Situata nga zjarret në Turqi vazhdon të jetë e rëndë pasi më shumë se gjysma e vatrave kanë dalë jashtë kontrollit.

Më shumë se 63 zjarre kanë shpërthyer ditën e djeshme dhe sot  ku vetëm 30 janë mundur të vendosen në kontroll.

Kanë qenë të shumta shtetet të cilat ofruan mbështetjen e tyre ndaj shtetit turk.

Malajzia ka publikuar një mesazh ngushëllimi për viktimat si pasojë e zjarreve pyjore në zona të ndryshme të Turqisë.

Nga ana tjetër, grupi i parë i skuadrave të Ministrisë së Situatave Emergjente të Azerbajxhanit erdhi në provincën jugperëndimore Mugla të Turqisë për të mbështetur luftën kundër zjarreve në pyje.

Grupi prej 100 personash, i cili mbërriti në Aeroportin e Dalamanit me një avion të posaçëm nga Aeroporti “Heydar Aliyev” i Bakusë, do të mbështesë përpjekjet e zjarrfikësve turq për shuarjen e zjarreve.

Federata e Bosnjë-Hercegovinës (FBIH), një prej dy entiteteve që formojnë Shtetin e Bosnjë-Hercegovinës së bashku me Republikën Serbe, njoftoi gjithashtu se do të dërgojë asistencë për të mbështetur vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarreve pyjore në zona të ndryshme të Turqisë.

Bordi Këshillues Malajzian për Organizatën Islame (MAPIM), një OJQ humanitare me seli në Kuala-Lumpur, gjithashtu shprehu solidaritetin dhe ngushëllimet e saj për Turqinë në lidhje me fatkeqësinë e zjarreve pyjore.

Mohd Azmi Abdul Hamid, president i MAPIM-it, deklaroi se Malajzia ndan dhimbjen e popullit turk.

Edhe Jordania bëri një deklaratë me shkrim për të shprehur solidaritetin e saj me Turqinë, e cila po lufton zjarret në pyje. /balkanweb

Image

Image

Image