Macroni telefonatë me Bidenin, kërkon sqarime për paktin me Australinë

Macroni telefonatë me Bidenin, kërkon sqarime për paktin me Australinë

Bota September 19, 2021 - 18:26

Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun amerikan Joe Biden në ditët e ardhshme.

Lajmin e bëri të ditur të dielën zëdhënësi i qeverisë franceze, në një kohë kur marrëdhëniet mes palëve janë ftohur për shkak të marrëveshjes trepalëshe SHBA-Britani-Australi.

Në një intervistë, zëdhënësi Gabriel Attal deklaroi se Macron do të kërkojë sqarime nga pala amerikane lidhur me anulimin e kontratës 40 miliardë dollarëshe mes Francës dhe Australisë, për ndërtimin e një flote nëndetësesh. /euronews.al