13 viktima dhe 421 raste të reja me Koronavirus në Maqedoninë e Veriut

13 viktima dhe 421 raste të reja me Koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Bota October 14, 2021 - 17:43

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 2900 teste të kryera janë regjistruar 421 raste të reja me COVID-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik atje njoftojnë se janë shëruar 395 pacientë, përcjell Alsat.

Ndërsa betejën me koronavirus e kanë humbur 13 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar gjithsej 195.963 raste, prej të cilëve 182.473 janë shëruar, kurse 6.888 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht janë 6.602 raste aktive me virusin korona. /Zëri