Shkarkohet drejtori i prestigjiozes gjermane “Bild”, zbardhen faktet e rënda rreth tij

Shkarkohet drejtori i prestigjiozes gjermane “Bild”, zbardhen faktet e rënda rreth tij

Bota October 19, 2021 - 15:24

Pushohet nga puna, Julian Reichelt, drejtori i prestigjozes gjermane “Bild”. Arsyeja e këtij vendimi është për sjellje të papërshtatshme dhe për mos ndarjen e jetës personale nga ajo profesionale.

“Marrëdhënie seksuale, gënjeshtra dhe një pagesë sekrete”. Është titulli i artikullit të së përditshmes amerikane “The New York Time” i cili akuzon për abuzim me pushtetin, drejtorin e gjermanes “Bild” Julian Reichelt.

24 orë pas publikimit të artikullit, botuesi i të përditshmes gjermane, pushoi nga puna Reichelt, i cili ishte në pezullim që nga fillimi i këtij viti për shkak se kishte pasur marrëdhënie me anëtare të stafit. Sipas këshillit të administratës, ai nuk e ka ndarë jetën private nga ajo profesionale dhe nuk ka thënë të vërtetën, duke bërë të pashmangshëm pushimin nga puna.

Por gazetarët e të përditshmes amerikane nuk janë të vetmit që janë hetuar për të kaluarën e ish drejtorit të Bild. Një dosje me emrin “çështja Reichelt” u hap dhe nga një ekip reporterësh të cilët kishin akses tek dokumentet e shtëpisë botuese të “Bild”.

Por dosja e tyre nuk u publikua me arsyetimin për të mos dëmtuar interesat ekonomike të një kompanie konkurrente. Vendim që u prit me zemërim nga gazetarët. Presidenti dhe administratori i deleguar i Bild, falënderoi Reichelt për punën e tij por dhe konfirmoi se ishte e pamundur që ta mbante në postin e tij. Pasardhësi i tij Johanes Boie do të kombinojë gazetarinë e jashtëzakonshme me lidershipin modern, u shpreh ai.