Doktori italian kapet mat duke “e shëruar” pacienten e tij përmes seksit

Doktori italian kapet mat duke “e shëruar” pacienten e tij përmes seksit

Bota November 25, 2021 - 15:32

Një mjek italian ,i njohur me pseudonimin “Dr. Flauti Magjik”, u zbulua si mashtrues, pasi pretendohet se ka ofruar për të bërë seks me një paciente – për ta “shëruar” atë nga një virus që shkakton kancer, sipas një raporti.

Dr. Giovanni Miniello, 60 vjeç, gjinekolog në qytetin jugor të Barit, i tha gruas 33-vjeçare se dukej se kishte “papillomavirus” njerëzor, një virus seksualisht i transmetueshëm, që mund të shkaktojë kancer, megjithëse “Pap” testi ishte negativ, raportoi “Newsflash”, transmeton “NYPost”.

“Kam shpëtuar shumë gra nga kanceri. Të gjitha ato me të cilat kam pasur kontakt dolën negative më pas”, thuhet se i tha asaj doktori.

Por gruaja, e identifikuar si Anna Maria, vendosi të kontaktojë gazetën italiane “La Repubblica”, duke pretenduar se Miniello e kishte prekur gjoksin e saj në mënyrë të papërshtatshme dhe i kishte thënë se i pëlqenin gratë me gjoks të vogël.

Ajo tha se ishte e tronditur që ai i propozoi të bënte seks me të kur ajo e pyeti për rezultatet e “Pap” testit të saj, transmeton Zeri.info.

Gruaja më pas kontaktoi programin investigativ të lajmeve “Le lene”, i cili punësoi një aktore për të portretizuar një pacient, raportoi “Newsflash”.

Miniello i tha asaj se kishte “njolla të bardha” në qafën e mitrës, të cilat tregonin praninë e HPV-së dhe gjithashtu i ofroi të bënte seks me të, duke pretenduar se do t’i jepte imunitet, sepse ishte vaksinuar, tha media.

Kur aktorja e pyeti për prezervativ, mjeku i tha asaj se prezervativi nuk do ta lejonte atë të përfitonte nga antitrupat e tij.

Por, përpara se ai të mendonte se do të bënte seks me të, një gazetar hyri dhe e befasoi doktorin gjysmë të zhveshur, i cili thuhet se tha: “Po e bëj këtë për studimet e mia – dhe për njerëzit e tjerë që kam shpëtuar”.

Përmes avokatit të tij, Miniello tha: “Unë, që kam trajtuar me sukses qindra gra për më shumë se 40 vjet ... propozova vetëm një trajtim alternativ, që ka dhënë rezultate”, duke shtuar se ai kurrë nuk i detyroi gratë të kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Si rezultat i ekspozimit televiziv, 15 gra të tjera janë paraqitur dhe kanë pohuar se edhe ato janë viktimizuar nga mjeku dhe “kura e tij e mrekullueshme e seksit”.

Marika Massara, koordinatore për Qendrën Kundër Dhunës në Bari, tha se autoritetet “kanë pranuar me dhjetëra raportime në ditët e fundit”.

“Gra që janë bashkuar dhe të cilat kanë kaluar një situatë të ngjashme. Disa mendojnë ta raportojnë, të tjerat kanë frikë, edhe sepse niveli i viktimizimit dytësor që po dëshmojmë është shumë i lartë”, tha ajo.

Prokurori publik i qytetit ka nisur një hetim. /Zëri