Shtatë të vdekur dhe 460 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Shtatë të vdekur dhe 460 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Bota November 30, 2021 - 17:27

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 460 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur edhe shtatë persona.

Të shëruar janë 543 persona, duke e quar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 200,003.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 215,585, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 7,581 si dhe aktive me  COVID-19 janë 8,001, transmeton Klankosova.tv.