Presidenti kazak udhëron ushtrinë: Gjuani me armë pa paralajmërim mbi protestues

Presidenti kazak udhëron ushtrinë: Gjuani me armë pa paralajmërim mbi protestues

Bota January 07, 2022 - 10:14

Situata me protestat anti-qeveritare në Kazakistan është përshkallëzuar tej mase. Deri tani, nga protestat e dhunshme në Kazakistan kanë mbetur dhjetëra persona të vdekur.

Ndërkaq, më herët u raportua se në vend kanë arritur edhe trupat ruse. Në këtë shtet ka edhe kosovarë që jetojnë e punojnë atje, mirëpo që gjendja e tyre deri tani është raportuar të jetë e mirë.

Së fundi mediat botërore, si businessinsider, raportojnë se presidenti i këtij shteti Kassym-Jomart Tokayev ka urdhëruar që "të gjuajnë mbi protestues pa paralajmërim".