Tradhtoi bashkëshortin dhe u dënua me 100 kamxhikë, e partneri i saj veç me 15

Tradhtoi bashkëshortin dhe u dënua me 100 kamxhikë, e partneri i saj veç me 15

Bota January 13, 2022 - 20:10

Një grua e martuar u godit 100 herë me kamxhik pasi pranoi tradhtinë bashkëshortore në Indonezi, ndërsa partneri i saj, i cili gjithashtu ishte i martuar, mori vetëm 15 kamxhikë.

Ivan Najjar Alavi, kreu i Divizionit të Përgjithshëm të Hetimeve në zyrën e prokurorëve të Acehit në Indonezi, tha se gjykata dha një dënim më të ashpër për gruan pasi ajo pranoi se pati marrëdhënie seksuale jashtë martesës së saj.

Gjykatësit e gjetën të vështirë për ta dënuar burrin, i cili ishte atëherë kreu i agjencisë së peshkimit dhe gjithashtu i martuar, sepse ai mohoi të gjitha akuzat, tha Alavi.

“Gjatë gjykimit, ai nuk pranoi asgjë, duke mohuar të gjitha akuzat. Kështu, (gjyqtarët) nuk janë në gjendje të provojnë nëse ai është fajtor”, u tha Alavi gazetarëve pas fshikullimit publik që u jepet shkelësve të ligjit të sheriatit në Aceh. Rrahja me kamxhik e gruas u ndalua për pak çaste pasi ajo nuk mundi ta duronte dhimbjen. Aceh është rajoni i vetëm në Indonezinë me shumicë myslimane që imponon ligjin e Sheriatit, i cili lejon fshikullimin për akuza duke përfshirë lojërat e fatit, tradhtisë bashkëshortore, pirjen e alkoolit dhe marrëdhënieve homoseksuale.