Ukraina fitoi Eurovisionin, rusët bombardojnë Azovstalin, në predha shkruajnë tekstin e këngës [foto]

Ukraina fitoi Eurovisionin, rusët bombardojnë Azovstalin, në predha shkruajnë tekstin e këngës [foto]

Bota May 15, 2022 - 15:53

Ukraina u shpall dje fituese e Eurovision 2022. Orkestra Kalusha arriti të rrëmbejë çmimin e parë me një interpretim folklorik me këngën e titulluar “Stefania”.

Pasi Ukraina u shpall fituese e Euorivision Contest 2022 dhe pasi Orkestra Kalusha mbajti një fjalim para skenës në Turin të Italisë duke bërë thirrje Evropës t’i vijnë në ndihmë Ukrainës, Rusia nisi sulmet dhe bombardimet mbi parkun e punimeve të çelikut Azovstal, raporton Daily Mail.

“Unë ju kërkoj të gjithëve, ju lutemi ndihmoni Ukrainën, Mariupol. Ndihmoni Azovstal, tani”, tha frontmeni i grupit Oleh Psiuk.

Por këtë mëngjes, FighterBomber kanali pro-Kremlinit dhe pro-luftës, postoi disa foto predhash mbi të cilat ishte shkruar teksti i këngës “Stefania”. Ishte deklarata e presidentit Vo0lodymyr Zelensky i cili u shpreh se vitin tjetër Eurobvision do të zhvillohet në Mariupol, ajo çka acaroi forcat ushtarake të Vladimir Putin. 

“Ashtu siç kërkove ti, Kalusha! Për Azovstal”, thuhet në mesazhe. “#Eurovision2022. Dëgjova thirrjen për deri në Azov. Ndihmoni Mariupolin. Ndihmo Mariupolin tani”.

Image

Image

Petr Andryushchenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, ndau imazhet e bombave ruse në kanalin e tij Telegram, ku dënoi forcat e Putinit se kishin ‘humbur humanitetin e tyre’.

Bombat OFAB 250-270, mbi të cilat ishte shkruar teksti i këngës, janë pajisje të fragmentimit me eksploziv të lartë, të krijuara për të shkatërruar objektet ushtarako-industriale, automjete të blinduara dhe grupe të mëdha ushtarësh duke spërkatur një përrua të copëzave të blinduara që shpojnë në një zonë të madhe.

“Ky është reagimi i ushtrisë ruse ndaj fitores sonë në Eurovision 2022. Në Rusi, një shekull pendimi do të pasojë humbjet”, ka thënë kryebashkiaku.