Suedia dhe Finlanda në NATO, Putin: Nuk janë kërcënim për ne, por mund të reagojmë

Suedia dhe Finlanda në NATO, Putin: Nuk janë kërcënim për ne, por mund të reagojmë

Bota May 16, 2022 - 16:56

Hyrja e mundshme e Finlandës dhe Suedisë në NATO duket se ka përcjellë valë shoku në Rusi. I pari që reagoi të hënën ishte zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov që tha se ky do të ishte një gabim i madh me pasoja të gjera. 

“NATO nuk duhet të gënjejë veten mbi faktin se Rusia mund të pranojë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë”, citon agjencia Interfax fjalët e zëvendësministrit. “Mënyra se si do të garantojmë sigurinë tonë do të varet nga pasoja praktike të anëtarësimit të mundshëm të dy vendeve’, shton më tej Ryabkov.

Më vonë zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov deklaroi se siguria e Suedisë dhe Finlandës nuk do të rritet me hyrjen në NATO dhe se po shqyrtojnë masat e mundshme qe do të ndërmarrin.

Nuk mungoi as reagimi i presidentit rus Vladimir Putin i cili tha se Moska nuk e sheh si kërcënim hyrjen e mundshme të dy vendeve në NATO. Por, shefi i Kremlinit theksoi se  zgjerimi i infrastrukturës ushtarake në këto territore do të provokonte reagimin e Rusisë./A2CNN