Sulm me armë në një klub nate homoseksualësh në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Sulm me armë në një klub nate homoseksualësh në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Bota June 25, 2022 - 08:03

Të paktën dy persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat në një klub nate në Oslo. Kështu ka bërë të ditur policia e kryeqytetit norvegjez, duke shtuar se ka disa të lënduar në gjendje të rëndë. Të shtënat kanë ndodhur brenda një vendi të frekuentuar nga homoseksualët, ku po zhvillohet Oslo Pride.

“Dukej si një skenë lufte, kishte shumë njerëz me lëndime në kokë”, tha një dëshmitar i ngjarjes. “Vrasësi ishte shumë i vendosur, veçanërisht ku të synonte. Kur e kuptova se ishte serioze, ika. Ishte një burrë i gjakosur i shtrirë në tokë”, shtoi një grua.
Të shtënat ndodhën rreth orës 01:00 në tre lokacione aty pranë, në klubin e homoseksualëve në London Pub, në klubin e xhazit Herr Nilsen dhe në një pikë ushqimi.

Sipas bilancit të bërë nga policia ka pasur dy të vdekur dhe 14 të plagosur. Autorit iu sekuestruan dy armë zjarri, fill pas ngjarjes ndërkohë që tashmë ndodhet pas hekurave. “Gjithçka tregon se ky akt është kryer vetëm nga një person”, tha një zyrtar i policisë në një konferencë për shtyp. ‘Marshimi i Krenarisë’ në Oslo që ishte planifikuar për të shtunën pasdite tashme po shqyrtohet si opsion që të shtyhet nga autoritetet. /balkanweb 

Image

 

Image