Dëshmi se Rusia ka vjedhur mijëra tonë drithë nga Ukraina

Dëshmi se Rusia ka vjedhur mijëra tonë drithë nga Ukraina

Bota June 27, 2022 - 09:42

Një hetim i BBC-së ka gjetur prova se forcat pushtuese ruse kanë vjedhur mijëra tonë drithë nga Ukraina.

Dokumentet tregojnë se autoritetet e instaluara nga Rusia u kanë thënë fermerëve se po marrin grurin e tyre për të garantuar atë që ata e quajnë "siguri ushqimore".

Megjithatë, kamerat nga një fermë duket se tregon ushtarët rusë duke plaçkitur.

Moska mohon çdo vjedhje, por zyrtarët amerikanë kanë përmendur nëntë anije që besohet se kanë transportuar grurin e vjedhur nga Krimea në pjesë të tjera të botës.

Ajo vjen pasi OKB-ja po paralajmëron për krizë buke në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, për shkak të ndërprerjes së furnizimeve nga Ukraina, një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë. /Zëri

Image