Që nga fillimi i pushtimit rusët kanë humbur 115 mijë burra në Ukrainë

Që nga fillimi i pushtimit rusët kanë humbur 115 mijë burra në Ukrainë

Bota July 05, 2022 - 21:40

Që nga nisja e luftës më 24 shkurt, rusët kanë humbur në Ukrainë  të paktën 115 mijë persona, duke përfshirë këtu si të vdekurit ashtu edhe të plagosurit. Shifrat i bëri të ditura këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak, i cituar nga agjencia UNIAN.

Nga forcat e dislokuara për të pushtuar rajonin e Luhanskut, mbetën vetëm 25-35%, thekson ai. Sipas Podolyak, në këto 132 ditë lufte, të vdekurit mes rusëve janë 36 mijë në ushtri dhe 12 mijë në kompani private. Të tjerët janë të plagosur. /abcnews