Zelensky ua kërkon vendeve perëndimore ndalimin e vizitorëve rusë

Zelensky ua kërkon vendeve perëndimore ndalimin e vizitorëve rusë

Bota August 09, 2022 - 19:56

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të ndalojnë vizitorët rusë.

Rusët duhet të “jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”, tha Zelensky për The Washington Post.

Një ndalesë e tillë, tha ai, do të ishte më efektiv sesa sanksionet aktuale të cilat ndalojnë linjat ajrore ruse dhe zyrtarët e lidhur me Kremlinin, shkruan BBC.

Kujtojmë se rusët ende mund të marrin viza për udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sidoqoftë, thirrja e Zelensky mund të marrë vetëm mbështetje të kufizuar pasi që Rusia – pavarësisht sanksioneve – ka lidhje të gjëra biznesi dhe turistët rusë janë ende të mirëpritur nëpër vende si Egjipti, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. /klankosova