Ish-presidenti Trump akuzohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh
Foto: AFP

Ish-presidenti Trump akuzohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh

Bota September 22, 2022 - 17:42

“Nuk mendoj se kjo është e dënueshme”. Ish-presidenti amerikan po fliste për një nga dy hetimet që mori një hap të madh të mërkurën. Një gjykatë federale apeli vendosi që Departamenti i Drejtësisë mund të rinisë rishikimin e dokumenteve të klasifikuara të sekuestruara nga prona e Donald Trump. Ky vendim ligjëron shqetësimet e Departamentit të Drejtësisë lidhur me rrezikimin e sigurisë kombëtare.

“Gjykatat nuk bazohen në hamendësime për atë lloj informacioni”, tha Nick Akerman, ish-asistent i prokurorit special për “Watergate”.

Trump u përgjigj kështu: “Nëse ju jeni presidenti i Amerikës, mund të deklasifikosh vetëm duke thënë është deklasifikuar, madje duke e menduar diçka të tillë”.

Këtë mbrojtje, gjykatësit nuk e pranuan. Telashet për Trump nuk ndalen.

“Donald Trump fryu në mënyrë të rreme vlerën e tij neto me miliarda dollarë”, tha prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut ngriti një padi civile kundër Trump dhe fëmijëve të tij. Ajo ngre dyshime se në bazë të mashtrimeve ka përfituar hua duke fryrë vlerën e aseteve të tij në aplikime, mes skemave të tjera.

Trump: Ne kemi një mohim përgjegjësie në pjesën e përparme, dhe në thelb thotë: Merreni vetë riskun përsipër”.

Michael Cohen ka qenë dikur avokat i Trump. Ai ishte i pari që ngriti dyshime të ngjashme me padinë e Nju Jorkut, teksa dëshmonte para një komisioni të kongresit në vitin 2019./A2cnn