Treni përplas makinën e policisë, shpëton për mrekulli 20-vjeçarja e arrestuar në Kolorado të SHBA-së [Video]

Treni përplas makinën e policisë, shpëton për mrekulli 20-vjeçarja e arrestuar në Kolorado të SHBA-së [Video]

Bota October 05, 2022 - 23:57

Videoja e përplasjes së një treni me një makinë policie është bërë virale. Në sediljen e pasme të makinës së policisë ishte një vajzë e re e prangosur. Me gjithë përplasjen e fortë vajza ka shpëtuar.

Ngjarja ndodhi në 16 shtator në Kolorado të SHBA-së. E plagosur mbeti 20-vjeçarja, Yareni Rios-Gonzalez.

Avokati i saj tha se goditja i shkaktoi asaj humbjen e dhëmbëve, krahun dhe brinjë të shumta të thyera dhe lëndime në kokë dhe këmbë.

Ajo vijon të marrë trajtim në spital. 20-vjeçarja u arrestua pas një incidenti me një patrullë policie. Vajza u ndalua nga patrulla pas një ngjarjeje dhe u shoqërua në makinën e parkuar në shinat e trenit. Brenda pak sekondash makina u godit nga treni. /abcnews