Moska tregon si përfundon lufta, thotë se çelësin e ka SHBA-ja, por s’e përdor

Moska tregon si përfundon lufta, thotë se çelësin e ka SHBA-ja, por s’e përdor

Bota January 27, 2023 - 12:39

Zëdhënësi i Kremlinit doli me një deklaratë të re, sipas së cilës, lufta në Ukrainë mund të përfundojë shumë shpejt, por vetëm nëse këtë gjë e dëshirojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në dekaratën e tij, Dmitri Peskov u shpreh se çelësin për përfundimin e këtij konflikti e ka lideri i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden dhe shtoi se ai nuk ka ndërmend ta përdorë këtë gjë.

“Shefi aktual i Shtëpisë së Bardhë nuk e dëshiron këtë gjë dhe në të kundërt dërgon armatime të tjera në Ukrainë, me qëllim që ky konflikt të mos ndalet”, tha Peskovi.

Prej fillimit të konfliktit në Ukrainë, Rusia ka paralajmëruar Perëndimin se dërgimi i armatimeve nuk bën gjë tjetër përveçse zgjat luftën.

Vetëm në ditët e fundit, shumë vende të NATO-s kanë rënë dakord të dërgojnë tanke në ndihmë të ushtrisë ukrainas, të cilat sipas ekspertëve të sigurisë do të mundë të ndryshojnë kursin e konfliktit. /A2