Digjet makina e diplomatit italian në Berlin, dëmtime edhe konsullatës në Barcelonë

Digjet makina e diplomatit italian në Berlin, dëmtime edhe konsullatës në Barcelonë

Bota January 28, 2023 - 13:09

Makina e një diplomati italian është djegur mbrëmjen e së premtes në Berlin. Gjithashtu, i janë shkaktuar mjaft dëme konsullatës italiane në Barcelonë, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme italiane.

Roma njoftoi se kishte kërkuar mbrojtje të shtuar të diplomatëve italianë që punojnë në të dy vendet dhe se incidentet po hetoheshin nga policia spanjolle dhe gjermane.

Sipas shtypit, këto janë ndoshta sulme për të cilat mund të jenë përgjegjëse organizatat anarkiste, të cilat kanë kërkuar lirimin e anarkistit italian Alfredo Cospito. /abcnews