Treni del nga shinat, një zjarr i madh shpërthen në shtetin amerikan të Ohios [video]

Treni del nga shinat, një zjarr i madh shpërthen në shtetin amerikan të Ohios [video]

Bota February 04, 2023 - 10:42

Në shtetin amerikan të Ohios, pranë qytetit East Palestine, një tren mallrash ka dalë jashtë shinave të trenit, duke shkaktuar një zjarr të madh. Menjeherë pas ngjarjes autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve.

Sipas informacioneve, treni është përplasur me një pikë karburanti pasi ka dalë nga shinat. Kompania hekurudhore e mallrave “Norfolk Southern Corp” ka lëshuar një deklaratë të shkurtër duke thënë se po bashkëpunojnë me autoritetet lokale.

Kompania nuk tregoi se çfarë po transportonte treni dhe nëse ka materiale të rrezikshme në vagonët e tyre.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit dhe as nuk ka informacione për të lënduar. /abcnews