“Sa të të shpëtoj, do ta jap një çokollatë”, biseda prekëse me vogëlushin të ngecur nën rrënoja

“Sa të të shpëtoj, do ta jap një çokollatë”, biseda prekëse me vogëlushin të ngecur nën rrënoja

Bota February 06, 2023 - 20:49

Një video emocionuese e transmetuar nga televizoni turk A Haber tregon dialogun mes ekipit të kërkim shpëtimit në qytetin Adana të Turqisë dhe një fëmije, i cili u nxor nga rrënojat i plagosur.

Djali i vogël kishte mbetur nën gërmadhat e godinës së shkatërruar në lagjen “Yurt” në Adana. “Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë për ty” dëgjohet t’i thotë personeli i kërkim shpëtimit ndërsa djali dëgjon i tmerruar pa lëvizur dot.

“Pasha i vogël po të nxjerrim edhe pak fare duro, por mos e lëviz kokën, do të jap çokollatë. Pasha i vogël, je mirë, të lutem vetëm mos qaj. A ke pirë ujë? Na pi pak ujë tani. Unë jam këtu me ty, jam në krahun tënd”- i thotë djalit të vogël punonjësi i kërkim shpëtimit që i qëndroi pranë në momentet më të vështira.