Rusia: Do të zgjerojmë bashkëpunimin ushtarak me Kinën
Bota
June 09, 2023 - 17:24
“Rusia dhe Kina do të vazhdojnë të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak”.
Kështu është shprehur Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valery Gerasimov, shkruan Sky News.
Gerasimov tha se kishte ftuar homologun e tij kinez të vizitonte Rusinë.
“Praktika e trajnimit të përbashkët operacional dhe luftarak të Forcave të Armatosura ruse dhe kineze duhet të mbetet një fushë e rëndësishme e aktiviteteve të mëtejshme,” citohet të ketë thënë gjenerali Gerasimov./abcnews.al