Scholzi do të flasë në telefon me Putinin për Ukrainën

Scholzi do të flasë në telefon me Putinin për Ukrainën

Bota June 10, 2023 - 15:26

Kancelari gjerman, Olaf Scholz planifikon të flasë në telefon me Vladimir Putinin.I pari i qeverisë gjermane tha se do t’i kërkojë presidentit rus të tërheqë trupat nga Ukraina, raporton skynews.

Në një kongres të kishës protestante gjermane në Nuremberg, ai tha se në të kaluarën kishte folur me telefon me liderin rus.“Kam në plan ta bëj sërish së shpejti”, shtoi 64-vjeçari, i cili në postin e kancelarit e pasoi Angela Merkelin.

Theksojmë se Putini pothuajse është izoluar krejtësisht pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.