Kryetari i parlamentit të Kanadasë përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqje pasi nderoi një nazist
Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, ka bërë thirrje që kryeparlamentari kanadez, Anthony Rota, të japë dorëheqje.
Kjo thirrje erdhi pasi ai nderoi një person që luftoi në një njësi naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, vizitoi Dhomën e Komunave javën e kaluar.
“Ajo që ndodhi të premten është krejtësisht e papranueshme”, u tha gazetarëve të martën në mëngjes Joly, raporton Aljazeera.com.
“Ishte një siklet për Dhomën e Përfaqësuesve dhe kanadezët dhe mendoj se kryetari duhet të dëgjojë anëtarët e dhomës dhe të japë dorëheqjen”.
Nazisti shërbeu në Divizionin e 14-të Waffen Grenadier të njësisë ushtarake SS të nazistëve, tha Friends of Simon Wiesenthal Center, një grup i komunitetit hebre.
Edhe pse Rota kërkoi falje, janë duke vazhduar thirrjet që ai të japë dorëheqje, duke përfshirë edhe nga Partia e Re Demokratike (NDP) progresive.