
FBI-ja zbulon identitetin e personit të armatosur që qëlloi drejt Trumpit
Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park i Pensilvanisë si subjektin e përfshirë në atentatin kundër ish-presidentit amerikan, Doanld Trump.
FBI-ja tha më 14 korrik se hetimi për këtë çështje është duke vazhduar.
Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Trump, është jashtë rrezikut për jetë pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën teksa ai fliste në një tubim në Pensivlani më 13 korrik.
Shërbimi Sekret amerikan tha se një person, që ishte në audiencë, është vrarë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.
Agjentët e kanë vrarë sulmuesin në vendngjarje, bëri të ditur Shërbimi Sekret amerikan.
Updated FBI statement on the ongoing incident that took place today in Butler, Pennsylvania. https://t.co/MfwVeYs3kF pic.twitter.com/6fWqcTbA1S
— FBI (@FBI) July 14, 2024
Trump tha se u qëllua me një plumb që i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë.
"E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë", shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social.
FBI statement on the incident that occurred today in Butler, Pennsylvania. pic.twitter.com/FhEg0Y9yMb
— FBI (@FBI) July 14, 2024
Me të dëgjuar të shtënat, agjentët e Shërbimit Sekret e tërhoqën ish-presidentin amerikan nga skena dhe e larguan me një automjet që e priste.
Autoritetet amerikane ende nuk kanë bërë publik motivin e këtij atentati.
Trump, që u pa i gjakosur teksa u largua nga skena, mori mjekim në Pensilvani, para se të nisej në klubin e tij të golfit në Nju Xhersi.
Here is the latest information from our investigation. We are grateful to the Secret Service team and our law enforcement partners for their swift action. Our thoughts go out to the families affected by this tragedy. pic.twitter.com/E8FazqtUVZ
— Anthony Guglielmi (@SecretSvcSpox) July 14, 2024
Të shtënat në Pensilvani ndodhën vetëm dy ditë pare se të nisë Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane, ku Trump, 78 vjeç, pritet të sigurojë nominimin e partisë për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. /Rel