Akuzohet se i dha informacione konfidenciale Kinës, dënohet ushtari amerikan

Akuzohet se i dha informacione konfidenciale Kinës, dënohet ushtari amerikan

Bota August 14, 2024 - 10:51

Një amerikan që punonte për agjencinë e inteligjencës ushtarake u deklarua fajtor të martën nën akuzën se i dha Kinës informacione konfidenciale dhe të klasifikuara në lidhje me mbrojtjen e SHBA-së, duke përfshirë dokumente mbi pajisjet, taktikat ushtarake dhe strategjitë.

Nënoficeri Corbin Scholtz u arrestua në mars në Fort Campbell, një bazë ushtarake në Kentakin Lindor.

Ai u deklarua fajtor, ndër akuzat e tjera, për zbulimin e informacionit në lidhje me mbrojtjen kombëtare, nxjerrjen e të dhënave konfidenciale në lidhje me pajisjet ushtarake pa autorizim dhe korrupsionin e një zyrtari publik, tha në një deklaratë Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Sipas dosjeve, ushtaraku i ka dhënë dokumente konfidenciale ushtarake amerikane një personi që jeton në Hong-Kong, i cili thuhet se është i lidhur me qeverinë kineze. Ai mori 42.000 dollarë për të dhënat, sipas Departamentit të Drejtësisë.

Ndër dokumentet që ai dërgoi në Kinë ishte një raport mbi mësimet e nxjerra nga ushtria amerikane nga lufta në Ukrainë, të cilat mund të zbatoheshin për mbrojtjen e Tajvanit, një ishull që Pekini e konsideron një provincë kineze.