Dy gra nga Ballkani, favorite për t’u bërë zëvendëse të shefit të NATO-s
Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, ish-kryeministri holandez Mark Rutte, para se të fillojë zyrtarisht mandatin e tij, ka për detyrë të zgjedhë një zëvendëse dhe dy sh-zyrtare nga Ballkani, njëra nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, përmenden në mesin e kandidatëve seriozë.
Zëvendësi aktual, Mircea Geoana, i cili ka mbajtur këtë post që nga viti 2019, pritet të japë dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale rumune në nëntor, thanë zyrtarët e NATO-s për Politico-n.
Një diplomat i lartë i NATO-s nga Evropa Perëndimore tha në kushte anonimiteti se ekziston një konsensus i përgjithshëm midis aleatëve që një evropianolindor duhet të emërohet si zëvendës i Ruttes, transmeton Klankosova.tv.
Ish-zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu, tha se “posti mund t’i shkojë një gruaje të Evropës Lindore”.
Rutte do të marrë drejtimin e NATO-s më 2 tetor, në një kohë kur aleanca ushtarake vendos në një mision urgjent për të mbështetur krahun lindor me qëllim që të parandalojë çdo agresion të mundshëm rus. Gjermania, për shembull, vlerëson se Rusia mund të jetë e gatshme ushtarakisht të sulmojë vendet e NATO-s në pesë deri në tetë vjet, nëse vendos ta bëjë këtë.
Emri i ish-ministres së mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska është shpërndarë gjerësisht, sipas një diplomati të NATO-s dhe zyrtarit të lartë të aleancës ushtarake. Nëse do të zgjidhet, ajo do të ishte zyrtarja më e lartë e NATO-s ndonjëherë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Evropian. Vendi iu bashkua NATO-s katër vjet më parë, me Shekerinskën që luan një rol kyç në anëtarësimin e saj.
Shekerinska properëndimore është aktualisht nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropianë në mbarë Evropën. Në një intervistë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, ajo hodhi poshtë pretendimin e Rusisë se zgjerimi i NATO-s drejt lindjes ishte një “plan i keq perëndimor”.
“Përkundrazi, anëtarët e mëdhenj fillimisht të NATO-s nuk kishin një oreks të veçantë për zgjerim”, tha ajo asokohe.
Shekerinska nuk ka pranuar që të komentojë raportimet e fundit se mund ta marrë postin e zëvendësit të Rute.
Majda Ruge, bashkëpunëtore e lartë e politikës në institutin e mendimit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, e vlerësoi atë si një kandidate ideale.
Për [zëvendëssekretarin e përgjithshëm] të ardhshëm, NATO-s do t’i duhet një figurë e lartë që është shumë kompetente, është e zgjuar për Rusinë dhe gjithashtu kupton sfidat në Ballkanin Perëndimor. Radmila Shekerinska i përshtatet në mënyrë të përkryer atij profili”, tha Ruge, e cila është eksperte në rajonin e Ballkanit.
Një tjetër pretendente është ish-zëvendëskryeministrja e Bullgarisë dhe ish-komisionerja evropiane Mariya Gabriel, e cila po ashtu nuk i është përgjigjur kërkesës së Politico-s për t’i komentuar raportimet.
As delegacioni bullgar dhe ai i Maqedonisë së Veriut në NATO si dhe Aleanca Veri-Atlantike nuk kanë komentuar mbi kandidaturat.
Ndërsa dy kandidatet nga Ballkani konsiderohen si kandidatë kryesorë, ka kandidatë të tjerë të propozuar që po i prezantohen Rutte, ish-kryeministri i Letonisë, Krishjanis Karinsh, i cili dikur e donte pozitën e Ruttes, po konkurron të jetë zëvendësi i tij, sipas një zyrtari të lartë letonez, i cili foli në kushte anonimiteti.