
Rubio paralajmëron heqjen e disa sanksioneve ndaj Rusisë si pjesë e planit për paqe në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit ka folur me gazetarët pas përfundimit të bisedimeve me homologun e tij rus Sergej Lavrov sot në Arabinë Saudite.
Marco Rubio tha se objektivi i negociatave të ardhshme ishte të siguronte një paqe për Ukrainën që ishte "e drejtë, e qëndrueshme dhe e pranueshme për të gjitha palët e përfshira", shkruan Sky News, transmeton Zeri.info.
Ai shtoi se për këtë do të ketë angazhim të vazhdueshëm.
Rubio sugjeroi se disa nga sanksionet aktuale ekonomike kundër Rusisë mund të hiqen si pjesë e një zgjidhjeje paqeje.
Megjithatë, ai paralajmëroi se do të duhej të kishte "lëshime të bëra nga të gjitha palët", duke shtuar: "Ne nuk do të paracaktojmë se cilat janë ato".
Ai hodhi poshtë gjithashtu ankesat për mungesën e përfshirjes së Ukrainës në bisedimet e deritanishme
"Në mënyrë që një konflikt të përfundojë, të gjithë duhet të jenë në rregull me të, duhet të jetë e pranueshme për ta”, shtoi ai. /Zëri