
Tragjedi në Korenë e Jugut: Shembet rruga dhe gëlltit motoçiklistin, vdes 30-vjeçari
Një burrë që po udhëtonte me motor në lagjen Gangdong të kryeqytetit të Koresë së Jugut në Seul ka gjetur vdekjen pasi ra në një gropë të madhe që u hap papritmas në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur të hënën, kur në rrugë u hap papritmas një gropë e madhe duke thithur kështu shoferin me gjithë motor.
Ekipet e shpëtimit e gjetën trupin e burrit të martën në mëngjes, në orën 11:00 me orën lokale, rreth 50 metra larg vendit ku ai kishte rënë. Identiteti i burrit, rreth 30 vjeç, nuk bëhet i ditur.
Sipas BBC-së, gropa me përmasa 20 metra e gjerë dhe 20 metra e thellë, ka shkaktuar shqetësim të madh, ndërsa në internet po qarkullojnë pamjet e kamerave që regjistrojnë momentin e hapjes së gropës. Në video shihet se si motoçikleta bie kur hapet gropa në rrugë, ndërkohë që makina përpara arrin ta shmangë çastin fatal në momentin e fundit.
Kreu i Departamentit të Zjarrfikësve të Gangdong, Kim Chang-seop, tha se brenda vendit të shembjes kishte rreth 2000 tonë baltë dhe ujë. Në të njëjtin incident ka mbetur i plagosur edhe një drejtues veture, por jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar hapjen e kësaj grope. Megjithatë, një raport i fundit drejtuar Qeverisë Metropolitane të Seulit zbuloi se në dhjetë vitet e fundit, 223 rrëshqitje kanë ndodhur në qytet, kryesisht për shkak të mirëmbajtjes së dobët të infrastrukturës, tubave të konsumuar ose të vjetër, uljes afatgjatë të nëntokës ose aksidenteve të gërmimeve. /balkanweb
Rescue efforts continued Tuesday to locate a motorcyclist who fell into a massive sinkhole in Seoul’s Gangdong-gu district, more than 12 hours after the incident, authorities said.https://t.co/9QfY8etBXN pic.twitter.com/Uf3J7RD5Ng
— The Korea Herald ë (@TheKoreaHerald) March 25, 2025