
Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Ulni armët e dialogoni, bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota
July 20, 2025 - 16:59
“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza.
Nëpërmjet mesazhit të tij, ai ka bërë thirrje për paqe, duke ritheksuar se bota nuk duhet dhe nuk mund ta tolerojë më luftën.
“Ne duhet të dialogojmë, dhe të ulim armët tona. Bota nuk mund ta tolerojë me luftën. Ne duhet të lutemi dhe t’i besojmë Zotit”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai këmbëngulu se Gaza duhet mbrojtur dhe se vendet duhet të punojnë për të lënë mënjanë dhunën dhe urrejtjen, pasi janë civilët ata që po vuajnë pasojat më të mëdha. /abcnews