Gazeta gjermane: Macroni paralajmëroi se SHBA-ja mund ta “tradhtojnë Ukrainën”
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta tradhtojnë Ukrainën, sipas transkriptit të bisedës midis udhëheqësve evropianë mbi strategjitë për të mbrojtur Kievin, të botuar nga gazeta gjermane “Spiegel”.
Në një telefonatë të hënën, Macron, kancelari gjerman Friedrich Mertz, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, presidenti finlandez Alexander Stubb, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe të tjerë diskutuan bisedimet e paqes të udhëhequra nga SHBA-të me Kievin dhe Moskën.
“Ekziston mundësia që SHBA-të ta tradhtojnë Ukrainën në çështjen e territoreve pa qartësi mbi garancitë e sigurisë”, tha Macron, sipas një gazete gjermane, dhe shtoi se ekziston një “rrezik i madh” për Zelenskyn. .oranews