Peskov: Deklaratat e fundit të Trumpit për Ukrainën, në përputhje me vizionin e Moskës

Peskov: Deklaratat e fundit të Trumpit për Ukrainën, në përputhje me vizionin e Moskës

Bota December 10, 2025 - 15:15

Kremlini të mërkurën është shprehur se deklaratat e fundit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump janë në përputhje vizionin e tyre. Trumpi në një intervistë tha se Rusia gjithmonë ka pasur avantazhin ushtarak në frontin e Ukrainës.

“Në shumë mënyra, deklaratat e Trumpit në lidhje me pranimin e Ukrainës në NATO, në lidhje me territoret, në lidhje me faktin se Ukraina po humbet terren janë në përputhje me kuptimin tonë. Në shumë mënyra, presidenti Trump iu afrua shkaqeve të thella të konfliktit”, u tha gazetarëve zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.

Sipas Peskov, intervista e Trumpit është shumë e rëndësishme. Trumpi argumentoi se Rusia për shkak se është shumë më e madhe dhe më e fuqishme se Ukraina, përfiton nga një pozicion negociues superior në bisedimet që synojnë t’u japin fund luftimeve.

Udhëheqësi amerikan beson gjithashtu se Ukraina, e cila ka humbur shumë territor pas ofensivës në shkallë të gjerë ruse që filloi në vitin 2022, duhet të mbajë zgjedhje , duke akuzuar Kievin se po përdor luftën për t’i shmangur ato.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është përgjigjur duke thënë se është gati të mbajë zgjedhje presidenciale me kusht që aleatët e tij të mund të garantojnë sigurinë e votimit, ndërsa bombardimet ruse vazhdojnë çdo ditë në vend.