Helikopteri rus rrëzohet në Siri, vdesin pilotët

Helikopteri rus rrëzohet në Siri, vdesin pilotët

Bota prill 12, 2016 - 13:29

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se një helikopter i ushtrisë ruse Mi-28 është rrëzuar në Siri, me ç’rast kanë mbetur të vrarë dy pjesëtarë të personelit që ndodheshin në bord.

Trupat e pilotëve janë gjetur dhe janë dërguar në bazën ajrore ruse në Hmeymim, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ende nuk dihen arsyet e rrëzimit të helikopterit, ndërsa ministria tha se një grup i ekspertëve po punojnë në vendin e rrëzimit të helikopterit, për t’i hetuar rrethanat e incidentit.