Fjalët e fundit të Rugovës para se të vdiste

Dosier January 21, 2019 - 15:15
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Po të ishte gjallë, ish presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, sot do të mbushte 73 vjet. I ndjeri ka lindur me 2 dhjetor të vitit 1944 në Cercë të Istogut.

I rritur në një familje të varfër dhe e ndjekur nga regjimi, pakkush kishte besuar se Rugova, i mbetur pa baba qysh në fëmijëri, një ditë do të arrinte të bëhet president i Kosovës. Por duke tejkaluar të gjitha vështirësitë që e përcollën, ai ia doli të bëhet lider i shqiptarëve të Kosovës.

Për vite të tëra, Rugova udhëhoqi Kosovën nën okupimin serb, kurse pas luftës u zgjodh president i Kosovës. Në këtë pozitë, Rugova ishte edhe derisa po numëronte ditët e fundit të jetës. I vënë në ballë të lëvizjes për liri dhe pavarësi, ai edhe në çastet e fundit të jetës, kishte këtë preokupim.

Pas vdekjes, ai u shndërrua në një legjendë.

Bashkëfshatarët e tij e kujtonin kohën kur ai kishte jetuar në Cercë. Dikush ndihej i bekuar që ia kishte prekur dorën, tjetri që i kishte ndërruar dy llafe me të, e ndonjë i tretë vetëm që e kishte parë nga afër.