10 vrasjet më të njohura të historisë së njerëzimit

10 vrasjet më të njohura të historisë së njerëzimit

Dosier March 24, 2019 - 21:32
Lexoni detajet

Vrasjet politike janë ndër vrasjet më të njohura dhe më të përfolura në historinë e njerëzimit. Shumë vrasje të liderëve politikë dhe shoqërorë lanë gjurmë të thella dhe ndryshuan historinë e njerëzimit.

Në vazhdim gjeni listën e dhjetë vrasjeve më të njohura të historisë së njerëzimit:

10. Filipi i Dytë i Maqedonisë – Njeriu i njohur si personi që e shpiku idenë politike “përçaj dhe sundo”. Ai ishte një udhëheqës i suksesshëm i Maqedonisë antike. Filipi u vra gjatë dasmës së martesës së vajzës së tij gjatë vitit 336BC. Ai për një moment u la i pambrojtur, dhe në atë moment u vra nga njëri prej truprojat e tij. Filipi i Dytë është babi i Aleksandrit të Madh, i cili e morri fronin pas vrasjes së babait të tij, dhe krijoji një ndër Perandoritë më të mëdha të njerëzimit.

9. Malkom X – Luftoi për të drejta civile, dhe gjatë jetës së tij ka pasur shumë kërcënime me vrasje. Ai u vra nga tre persona teksa po fliste në qytetin e Mannhattan në vitin 1967. Ai konsiderohet si njëri ndër personat më të rëndësishëm sa i përket luftimit për të drejtat civile. Shumë persona e përshkruanin atë si militant.

8. Benazir Bhutto – Figurë politike e njohur në Pakistan, e cila në fakt konsiderohej personi i duhur për kryeministre, si femra e parë që do ta drejtonte vendin me shumicë myslimane. Ajo kandidoi për kryeministre të vendit në vitin 2007 dhe gjatë fushatës së saj, edhe pse kishte jelek anti-plumB, ajo u vra nga një breshëri plumbash drejt makinës së saj. Organizata terroriste Al-Qaeda në atë kohë pati marrë përgjegjësi për sulmin.

7. Arkiduka Franc Ferdinanti i Austrisë – Vrasja e tij dhe e gruas së tij në vitin 1914 në Sarajevë, ndërroi tërësisht situatën politike të asaj kohe, që rezultoi me fillimin e luftës së dytë botërore. Franc Fredinanti u vra nga nacionalisti serb Gavrillo Princip, i cili ishte pjesë e organizatës sekrete serbe e quajtur “Dora e Zezë”.

6. John Lennon – Anëtari i grupit të njohur muzikor The Beatles, i cili inspiroi shumë nga fansat e tij. Madje shumë prej tyre konsideronin se Lennon i inspiron ata më shumë se Krishti. Ai u vra në vitin 1980 gjatë kohës sa ishte në apartamentin e tij me të dashurën.

5. Martin Luther King Junior – I njohur ndryshe si udhëheqësi historik i zezakëve të Amerikës, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi kauzës për të drejtat e zezakëve. Ishte edhe mjeshtër i fjalimeve, ku ndër fjalimet e tij më të njohura është ai i protestës masive në Uashington, “Unë e kam një ëndërr”, ku ndër tjera thoshte se “Unë kam një ëndërr, ku fëmijët e mi nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga përmbajtja e karakterit”. Ai u vra më 4 Prill, 1968, gjatë kohës sa qëndronte në ballkonin e dhomës së hotelit.

4. John F. Kennedy – Presidenti amerikan, u vra më 21 nëntor të vitit 1963 në shtetin e Teksasit nga një snajper. Ishte i njohur për idetë e tij kundër ndarjes racore në SHBA. Ai promovonte idenë se fëmijët e bardhë dhe zezakë duhet të mësojnë së bashku në një klasë. Vdekja e tij është përcjellë me shumë teori konspirative.

3. Abraham Lincoln – Udhëheqësi i Amerikës gjatë luftës civile, Abraham Lincoln konsiderohet edhe si baba i kombit amerikan. Më 14 Prill, 1865, në Uashington gjatë kohës sa po e shikonte një dramë në teatër, aktori John Willks Booth, iu afrua nga mbrapa dhe e qëlloi në kokë. Presidenti vdiq ditën e nesërme, dhe nuk arriti që ta shohë përfundimin e luftës civile, të cilën shumë e dëshiroi.

2. Jul Cezari – Ndoshta vrasja më e famshme e historisë, e cila u shkrua edhe nga Shekpsiri. Vdekja e Cezarit mbahet mend edhe si një ngjarje e rëndësishme politike në historinë e Perandorisë Romake, por edhe një dramë shumë e njohur teatrore. Pasi Cezari u shpall diktator për jetë nga senati i Romës, disa nga senatorët e kundërshtuan këtë vendim, duke u frikësuar se Cezari do t’ia merrte pushtetin atyre. Cezari u vra nga therja me thikë e disa prej njerëzve më të afërt të tij.

1. Mahatma Gandi – E kaloi tërë jetën e tij si simbol i paqes, por vdiq si viktimë e dhunës. Gandi e udhëhoqi Indinë drejt pavarësisë nga Britania e Madhe, duke përdorur taktika jo të dhunshme në vend të një revolucioni. Pa marrë parasysh suksesit të tij disa njerëz e kundërshtuan qasjen e tij paqësore, dhe e kundërshtuan atë sidomos sa i përket idesë së tij për pavarësinë e Pakistanit. Kjo ndikoi që Gandi të vritej nga nacionalistët indianë në vitin 1948. Madje edhe sot politikat e tij paqësore vlerësohen shumë jo vetëm në Indi por edhe në botë.