Çka thoshte presidenti Trump për bombardimet e NATO-s?

Çka thoshte presidenti Trump për bombardimet e NATO-s?

Dosier March 25, 2019 - 16:40
Lexo Detajet

Edhe presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, i kishte komentuar bombardimet e NATO-s.

Në fakt, Trump kishte folur disa muaj pas bombardimeve, ku e kishte kritikuar Presidentin Clinton, që nuk kishte ndërhyrë me trupa tokësore.

“Do të veproja ndryshe, edhe pse e di se do të tringëlloj çuditshëm te shumëkush. Shiko kaosin që kemi shkaktuar në Kosovë. Unë mendoj që ne mund të themi se kemi humbur vetëm disa njerëz. Padyshim se ne ishim 10 mijë metra lart me aeroplanë prej ku po hidhnim bomba. Por shiko çfarë i bëmë atij vendi, atyre njerëzve; sa shumë vdekje dhe vuajtje u kemi shkaktuar. Ne do të duhej të shkonim atje me trupa tokësore, do të kishte vrasje edhe në këtë opsion por më pak. Nuk do të ishte situata kaq kaotike sa është tash. Njerëzit u përzunë nga tokat e tyre, nga territoret e tyre, çdokush po ikën kah po mundet dhe askush nuk po e di se çfarë po ndodh. Janë me mijëra të vrarë”.

Ndryshe, serbët përmes një interviste të rrejshme, në vitin 2016 kishin thënë se Trump u ka kërkuar falje serbëve për ndërhyrjen ushtarake të vitit 1999.

Megjithatë një gjë e tillë ishte mohuar atëbotë nga këshilltari i Trump, duke thënë se ai nuk kishte realizuar asnjëherë një intervistë me gazetën serbe, edhe pse pronari ‘Nedelnjik’, pretendonte se e kishte realizuar atë përmes një emaili.

Zëdhënësi i Trumpit, Jason Miller, kishte thënë se një shkrim i tillë ishte një mashtrim dhe presin që nga gazeta serbe dikush të marrë përgjegjësinë dhe të kërkoj falje.

“Trump kurrë nuk ka dhënë një intervistë për javoren serbe ‘Nedelnjik; siç raportohet.

Kjo ishte një mashtrim dhe ne shpresojmë që të marrim një kërki falje nga të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë”, kishte thënë Miller në tetorin e vitit 2016, shkruan Express.