6 thëniet e personaliteteve botërore kundër serbëve

6 thëniet e personaliteteve botërore kundër serbëve

Dosier October 23, 2019 - 12:09
Detajet

Që nga paslufta Kosovën e kanë vizituar personalitet të shumta e me ndikim botërore, të cilët përveç fjalëve të mëdha që gëzonin kosovarët, kanë ndihmuar shumë, duke u nisur nga Presidenti amerikan Bill Clinton, i cili kur vizitoi Kosovën paslufte u premtoi qytetarëve se serbët do të paguajnë për çdo krim që kanë kryer në Kosovë.

Kontributi i Clintonit ishte i jashtëzakonshëm për çlirimin dhe bërjen shtet të Kosovës, po jo vetëm të atij! Ai që s’do të harrohet kurrë është edhe William Walker, personi i cili i tregoi botës për gjenocidin që serbët ishin duke kryer në Reçak të Shtimes.

Diplomati veteran amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, William Walker shpeshherë e viziton Kosovën.

“Besoj sinqerisht, se incidenti i Reçakut, për arsye të ndryshme ka çuar në ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë. Ka pasur faktorë të ndryshëm në atë që ka ndodhur, por pas disa viteve të informatave dhe dëshmisë që Sllobodan Millosheviq po trajtonte popullatën shqiptare në mënyrë barbare është mundësuar ndërhyrja e NATO’s”, kishte thënë Wallker në Kosovë në vitin 2018.

Më poshtë Metro sjellë 6 personalitete botërore, që përkrahën Kosovën dhe dënuan ashpër krimet e serbëve mbi kosovarët, duke ju sjellnga një citat të tyre që u bënë kryelajme nëpër botë.

1. Bill Clinton: Serbët do të paguajnë për çdo krim që kanë kryer në Kosovë.

2. Margaret Thatcher, ish-Kryeministrja britaneze apo siç njihet ‘Zonja e Hekurtë’, kishte kërkuar të ndalet lufta menjëherë në Kosovë: Ndalni serbët. Menjëherë. Përgjithmonë.

3. Hillary Clinton: Nuk jam penduar për bombardimin e Serbisë, do t’i bombardoja prapë.

4. Në bisedimet e Rambujesë, Javier Solana i cili negocionte me kosovarët dhe serbët, atë botë kishte thënë: Serbët janë një popull i dështuar.

5. Robin Cook ishte një politikan britanez, që punoi në qeverinë e Kryeministrit Tony Blair: Serbët do të derdhin lotë krokodili për luftën që vetë e nisen.

6. Serbët e kanë quajtur Madeleine Albright fashiste duke e urryer për punën që ajo ka bërë në çlirimin e Kosovës dhe bombardimin e Serbisë.

Grupi serb ‘Miqtë e serbëve në Kosovë’ kishin hyrë në një bibliotekë në vitin 2018, teksa ajo po mbante një ligjaratë dhe kanë nisur të gjuajnë pamflete dhe fjalë në drejtim të ish sekretares së shtetit.

Mirëpo ashtu siç e njohim të gjithë, ish sekretarja e shtetit nuk ka duruar shumë. Ajo është ngritur në këmbë dhe ka nisur tu bërtas atyre ‘Dilni jashtë. Dilni jashtë. Ju jeni kriminel lufte. Serbë neveritës’.

Ish-sekretarja Madeleine Albright ka reaguar ndaj sulmeve në vitin 2012, gjatë përurimit të librit të saj në Pragë.