Publikohen pamje të rralla: Momenti kur vdes Rrahman Morina

Publikohen pamje të rralla: Momenti kur vdes Rrahman Morina

Dosier January 28, 2020 - 11:00
Rrahman Morina ka vdekur në vitin 1990, në moshën 47 vjeçare, në Prishtinë, gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste.

Rraman Morina ishte figura më kontraverse në fund të viteve të 80-ta dhe në fillim të viteve të 90-ta.

RTK sonte ka transmetuar një video të paparë më herët ku shihet Rrahman Morina, që rrëshqet nga karriga e tij dhe bie poshtë.

Morina ka filluar karrierën e tij si polic në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, dhe pastaj si përfaqësues i Lidhjes Komuniste të Kosovës.

Ai ka vdekur në vitin 1990, në moshën 47 vjeçare, në Prishtinë, gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste. Morina ka qenë i martuar me Bratislava “Buba” Morina, avokate serbe, ministre e qeverisë dhe përfaqësuese e refugjatëve nga Serbia.