Pamje të rralla të luftimeve dhe rënia e Mujë Krasniqit me 40 dëshmorë të tjerë [video]

Pamje të rralla të luftimeve dhe rënia e Mujë Krasniqit me 40 dëshmorë të tjerë [video]

Dosier December 14, 2022 - 20:18

Sot shënohet 24 vjetori i Betejës së Pashtrikut ku ranë dëshmorë 41 ushtarë të UCK-së, në mesin e të cilëve edhe Mujë Krasniqi, komandant i Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës.

Më 14 dhjetor të vitit 1998 në malet e Pashtrikut u zhvillua njëra ndër betejat më të ashpra dhe më të përgjakshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave ushtarake serbe.

Në këtë betejë, morën pjesë 154 luftëtarë tëUÇK-së, kundrejt një force shumë më të numërt dhe shumë mëtë armatosur.

Togu i madh i ushtarëve të UÇK-së që po hynin në Kosovë nga Shqipëria, po fusnin armatim në Kosovë.

Në disa pamje të shfaqura, duken pamjet dramatike të momentit të luftimeve, ushtarë të vrarë e armë të mbetura pas.