Publikohet një video e rrallë e nënës së Ibrahim Rugovës
Foto: Zëri / Arkiv

Publikohet një video e rrallë e nënës së Ibrahim Rugovës

Dosier January 24, 2023 - 08:06

Janë publikuar pamje të presidentit, si dhe rrëfimi vetëm i nënës së tij, Sofë Rugova e edhe fjalimi i familjarit të ngushtë të tij, Rrustem Rugova.

Në rrëfimin e vetëm të dokumentuar të Nënës Sofë, i cili u xhirua nga Adnan Merovci më 1993, ajo dëgjohet teksa rrëfehet për dashurinë e Rugovës për libra, si dhe arrestimin e tij nga policët serbë.

Në këto pjesë të papublikuara më parë të rrëfimit të saj ajo shpjegon në detaje momentin e arrestimit të djalit të saj, Ibrahim Rugovës nga dy policë serbë.

Këto detaje, të cilat ajo i shpalos në këtë rrëfim të rrallë për Ibrahim Rugovën, mund t’i dëgjoni në videon më poshtë: