Shkencëtari kinez nuk përjashton pistën e laboratorit të virusit COVID-19

Shkencëtari kinez nuk përjashton pistën e laboratorit të virusit COVID-19

Dosier May 30, 2023 - 18:18

Mundësia që virusi COVID-19 të ketë dalë nga laboratori nuk duhet të përjashtohet. Është ky qëndrimi i bërë publik për BBC nga një shkencëtar i lartë i qeverisë së Kinës. Në drejtim të Qendrës kineze për kontrollimin e sëmundjeve, profesor Xhorxh Gao, ka luajtur një rol kyç në reagimin ndaj pandemisë dhe përpjekjet për të gjurmuar origjinën e koronavirusit.

Megjithatë qeveria e Pekinit kundërshton me forcë çdo sugjerim që COVID-19 të ketë dalë nga laboratori i Vuhanit. Kjo është një shenjë e mundshme që Kina e ka shqyrtuar seriozisht teorinë e daljes nga laboratori.

Profesor Gao konfirmoi se një hetim zyrtar është zhvilluar në Institutin e Virologjisë në Vuhan. Shkencëtari tha se nuk i ka parë personalisht rezultatet e hetimit, por ka mësuar se laboratori ka rezultuar i pastër për çdo dyshim të ngritur lidhur me origjinën e COVID-19. /a2cnn