E bleu para 80 vjetëve, familja britanike nxjerr në shitje ishullin skocez

E bleu para 80 vjetëve, familja britanike nxjerr në shitje ishullin skocez

Dosier June 24, 2025 - 14:59

Një familje britanike, po shet një ishullin privat në Skoci, të cilin e ka blerë 80 vjet më parë. Gjithçka nisi kur, pas Luftës së Dytë Botërore, ku një zonjë aristokrate e bleu atë pa e parë se si dukej.

Ishulli Shuna, në Hebride të Skocisë, është nxjerrë në shitje për 5.5 milionë paund, pas 80 vjetësh pronësi nga familja Gully.

Gjithçka filloi menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur në 1985 Viskontesha Selby, një pasardhëse e politikanit britanik Sir William Court Gully hyri në një zyrë të pasurive të paluajtshme në Londër dhe thjesht pyeti:

“A keni ndonjë ishull për shitje?”

Edhe pse nuk e kishte parë fare ajo e bleu vetëm nga dëshira për një fillim të ri pas traumës së luftës.

Ajo u shpërngul me familjen në Shuna dhe aty u rrit brezi i dytë dhe i tretë i familjes.

Sipas agjencisë prestigjioze Sotheby’s International Realty, është një mundësi shumë e rrallë të zotërosh një ishull privat me histori, natyrë të paprekur dhe potencial për turizëm.

Kjo pasi ishulli ka një kështjellë të rrënuar, një fermë funksionale, një biznes me vila pushimi, plazhe me rërë të bardhë dhe natyrë të egër.

Pas tetë dekadash histori familjare, familja Gully po ndahet nga Shuna, por e bën këtë me krenari dhe kujtime të vyera, duke shpresuar se ishulli do t’i kalojë dikujt që do ta dojë po aq sa ata.