
“Abeja” gjatë luftës për AP-në: Shikoni serbët, mund t’i vrasim por ne s’jemi terroristë
Gjatë luftës në Kosovë, Associated Press kishte regjistruar shumë nga ngjarjet e asaj kohe.
Një prej tyre, është kur ushtari i UÇK-së, tani dëshmor i vrarë në Betejën e Junikut në vitin 1998, Bekim Berisha, i njohur si Abeja, në një intervistë për AP përpiqej t’i tregonte Perëndimit se UÇK-ja nuk është organizatë terroriste siç perceptohej në atë kohë nga një pjesë e diplomacisë botërore.
Ai në një rast para një treni që po barte serbë i thotë AP-së, se nuk janë terroristë që ti vrasin serbët.
“Ne mund t’i vrasim ata [serbët], por nuk jemi terroristë”, ishte shprehur “Abeja”.
Ndërsa në një pjesë tjetër të intervistës nxjerrë kryqin e varur në qafën e tij, e puthë atë, duke treguar se UÇK-ja nuk ishte organizim terrorist islamik, siç Serbia dhe miqtë e saj botëror mundoheshin ta paraqisnin.
Bekim Berisha – Abeja, kishte luftuar kundër serbëve edhe në luftën e Kroacisë.
Më 10 gusht 1998, Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” si njëri ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe.
Luftëtari i UÇK-së Bekim Berisha, në Betejën e Junikut, më 29 maj 1998, u angazhua në mbrojtje të kësaj zone, e cila kishte një rëndësi të veçantë strategjike, duke dhënë kontributin maksimal në mbrojtjen e këtij fshati që të mos bie në duar të forcave serbe të cilat e kishin rrethuar me një arsenal të madh ushtarak e njerëzor.
Dhe pikërisht rënia e Bekim Berishës ne fushë të nderit, bashkë me luftëtarët trima Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulen, Bashkim Lekun etj. bëri që Juniku të bie në duar të forcave serbe.
Ishte kjo dita e 10 gushtit 1998 kur nga një predhë topi bie Bekim Berisha, duke hyrë në përjetësinë e luftës për çlirim të Kosovës nga forcat serbe. /Zëri