Delfini miliona vjeçar në Peru, gjenden fosilet e species së lashtë

Delfini miliona vjeçar në Peru, gjenden fosilet e species së lashtë

Dosier September 18, 2025 - 19:35

Paleontologët në Peru zbuluan fosilet të një krijese të lashtë, të ngjashme me delfinin, që vlerësohet të jetë midis 8 dhe 12 milionë vjeçare.

Mbetjet u zbuluan në korrik në shkretëtirën Ocucaje të Perusë, një zonë në jug të kryeqytetit Lima që dikur ishte pjesë e Oqeanit Paqësor.

Rajoni ishte një det përafërsisht për 45 milionë vjet dhe ishte terreni ideal për riprodhimin e kafshëve detare.

Studiuesit nga Instituti Shtetëror Gjeologjik, Minierë dhe Metalurgjik i Perusë vunë në dukje se zbulimi i ndihmon ata të kuptojnë gjeografinë e së kaluarës dhe se si ka ndryshuar vija bregdetare gjatë mijëvjeçarëve.

Shkretëtirat e Perusë konsiderohen si një terren i pasur me mbetjet e speciave të lashta detare. Më parë këtë vit u gjetën fosilet e një peshkaqeni të bardhë të madh, që vlerësohet të jenë 9 milionë vjeçare.

Mbetje prehistorike janë gjetur edhe në zona të tjera në Peru në rajone larg bregdetit. Në prill të vitit 2024, ekspertët prezantuan kafkën e fosilizuar të delfinit më të madh të lumit, i cili banonte në atë që tani është Amazona rreth 16 milionë vjet më parë.