Shala: Taksa 100 % mbetet ende në fuqi
Foto: Laura Hasani

Shala: Taksa 100 % mbetet ende në fuqi

Ekonomia dhjetor 05, 2018 - 12:46
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka mbajtur konferencë lidhur me konkurueshmërinë dhe gatishmërinë për eksport e financuar nga Banka Botërore dhe Implementuar nga MTI.

“Ky projekt i financuar nga Banka Botërore për periudhën 5 vjeçare shihet si mundësi reale për ndërmarrjet tona që ky projekt t`ju ndihmoj në rritjen e aftësive të tyre eksportuese dhe të jenë më të konkurrueshëm në treg. Ky projekt i ka tri komponentë. Rritja e aftësive dhe mundësive të ndërmarrjeve tona për eksport, përmirësimi i Infrastrukturës kombëtare të cilësisë dhe rritja e reformimit të sistemit të inspeksionit. E ri-konfirmoj vullnetin tim, të MTI-së dhe qeverisë në implementimin e këtij projekti të Bankës Botërore që do të ndikoj drejtpërdrejt në përmirësimin e ambientit afarist të Republikës së Kosovës”, tha ministri Shala.

Sa i përket vendimin për taksën 100 përqind, se a kanë presion prej ndërkombëtarëve për ta hequr ministri shala tha se “Kosova është shtet sovran dhe i pavarur qeveria vendimet i merr vet dhe vendimi do të jetë në fuqi” tha Shala.

Mario Guadamillas, drejtor i Departamentit për Financa dhe Konkurrueshmëri në Bankën Botërore tha se Kosova ka bërë progres të madh në reformën e të bërit biznes.

“Kosova rangimin e të bërit biznes nga vendi 117 në vitin 2012 ka rënë në pozitën 44 në raportin e fundit. Kjo demonstron përkushtimin e lartë te Republikës së Kosovës për t`u dërgu sinjale pozitive. Ka nevojë për reforma të mëtutjeshme. Kosova ka lloje të ndryshme të inspeksioneve që e japin një kontroll të lartë të bizneseve. Qeveria e ka miratu një koncept dokument sa i përket inspektimeve dhe ka kriju task-forcë për reforma dhe një këshill në MTI. Ne si Bankë Botërore jemi të lumtur që ky proces është duke u zhvilluar dhe dëshirojmë ta inkurajojmë ministrin me vazhdimin e projektit”, tha ai.

Sipas tij, eksportet e Kosovës po pengohen sa i përket certifikatës së cilësisë.

“Për shkak të mungesë së njohjes së certifikatës së cilësisë. Projekti për konkurueshmërinë e ka për qëllim të krijoj infrastrukturë cilësore që të njihet ndërkombëtarisht” tha Guadamillas.