Punëtorët e Pallatit të Rinisë anulojnë protestën, iu premtohen pagat për dy ditë

Ekonomia December 12, 2018 - 13:00
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Protestën që e kishin planifikuar punëtorët e Pallatit të Rinisë e kanë anuluar, pasi komuna e Prishtinës iu premtoi se pagat do i marrin brenda dy ditësh.

“Paga s’kemi marr qe 4 muaj prej muajit shtator e deri tani. Jemi  104 punëtor që s’kemi marrë paga. Pas takimit me përfaqësues të komunës së Prishtinës kemi vendosur që të mosmbajmë protestë pasi na kana premtuar se do i kemi pagat pas dy ditësh”, ka thënë Enver Muqiqi.

Por nëse nuk realizohet ky premtim, punëtorët thanë se do vazhdojnë përsëri me protesta deri në mbyllje të lokaleve brenda Pallatit.